Osmani pret në takim deputetin Lammy, diskutojnë për procesin e dialogut me Serbinë

Këtë të premte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin britanik, David Lammy. Në këtë takim presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputeti britanik, David Lammy

Të premten e 6 janarit, presidentja Osmani ka pritur në takim deputetin britanik, David Lammy dhe e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Presidentja theksoi se Kosova, si një sukses i përbashkët i popullit të saj dhe aleatëve ndërkombëtarë, ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, sikurse edhe të sundimit të rendit dhe ligjit”, ka njoftuar Zyra e Presidencës.

Tutje thuhet, “Duke qenë gjithnjë në anën e drejtë të historisë, Kosova është rreshtuar krah aleatëve edhe me vendimet për sanksione ndaj Rusisë e në mbështetje të Ukrainës”.

“Por, siç potencoi presidentja Osmani, interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale”, vijon njoftimi i Presidencës.

Pamje nga takimi i presidentes Osmani dhe deputetit britanik Lammy

Në këtë takim presidentja Osmani ka shtuar se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar, “në mënyrë që të bëhen hapa përpara në forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të pozitës ndërkombëtare si dhe në luftimin e tendencave destabilizuese rusoserbe”.

“Në veçanti, presidentja Osmani potencoi rëndësinë e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, si prioritete imediate”.

Mes të tjerash, në njoftimin e Presidencës thuhet së në takimin mes presidentes Osmani dhe deputetit britanik Lammy është diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë. Sa i përket procesit të dialogut, presidnetja Osmani ka përsëritur faktin se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, e cila po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë.

Tutje presidentja Osmani ka potencuar se “është me rëndësi që Mbretëria e Bashkuara ta vazhdojë trashëgiminë e saj të mbështetjes ndaj Kosovës jo vetëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika