Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes, Vjosa Osmani, dhe ministrit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. Pas takimit do të ketë konferencë për medie

Presidentja e Kosovës, Albin Kurti dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, EO.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe ministri Pistorius do të mbajnë konferencë për medie.

Ministrin Pistorius do ta presë në takim edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Takimi me Kurtin do të mbahet duke filluar nga ora 12:30.

Përveç me ta, ministri Pistorius do të takohet edhe me homologun e tij në Kosovë, ministrin Ejup Maqedonci.

Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, i shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takim bilateral.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00.

“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika