Osmani pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Të mërkurën e 15 qershorit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet ta vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 15 qershorit ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 15 qershorit ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në orën 11:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët.

Michel pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuara për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE.

Ndryshe, për shkak të vizitës së tij, policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Në kohën e ardhjes (pasdite) më 14 qershor, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në drejtim të kryeqytetit në rrugët ku lëviz eskorta, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, edhe në ditën e kthimit (pasdite) më 15 qershor, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore të lëvizjes së eskortës nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika