Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për procesin e konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Presidentja Osmani ka theksuar se do të veprojë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.
Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i
zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në njoftim e Presidencës.