Osmani pritet në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç'rast presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut Henri.

Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës. U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç’rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Në takim, Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika