Osmani pritet nga Pahor, bisedojnë për integrimet evropiane në Procesin Brdo-Brione

E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka arritur në Slloveni. Atje do të marrë pjesë në takimin e 11-të të Procesit Brdo-Brione

Presidentja, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Slloveni, që të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brione. Ajo është pritur nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Tutje, para e vendit ka shkruar në rrjetin e saj social Twitter se është e kënaqur që është rikthyer në Slloveni për takimin e udhëheqësve të Procesit Brdo-Brione.

“Pres me padurim të diskutojmë masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe ri-afirmimin e përkushtimit të vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Procesi i Bardo-Brijuni është një iniciativë e krijuar nga presidenti i Sllovenisë dhe ai Kroacisë që ka për qëllim koordinimin e shteteve që potencialisht mund të jenë anëtare të Bashkimit Evropian, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina.

Në këtë ngjarje të përvjetshme marrin pjesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku diskutohen tema siç është integrimi evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika