Osmani pritet ta takojë nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi mes dy vendeve respektive kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Takimi pritet të nisë në ora 09:00.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, Osmani dhe Allen do të deklarohen për medie.

Pos takimit me Osmanin, Allen do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi raportohet se do të fillojë në ora 10:15.

Kjo vizitë e saj në Kosovë është në kuadër të një turi ballkanik që Allen është duke e bërë këto ditë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika