Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka publikuar të martën letrën që ka pranuar nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka falënderuar Trumpin për përkrahjen dhe për, siç i ka quajtur ajo, “fjalët e fuqishme për partneritetin me vendin tonë”.
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka shkruar Osmani.
Në letrën e tij, Trump e ka falënderuar presidenten Osmani për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke theksuar dëshirën për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen.
