Osmani sot bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

E para e vendit, Vjosa Osmani, sot në orën 10:30 do të bëjë homazhe në Poklek të Drenasit dhe në orën 11:00 në Çikatovë të Vjetër. Ajo këto homazhe do t'i bëjë në nderim të shqiptarëve të vrarë në masakrat e kryera nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot duke filluar nga ora 10:30 do të bëjë homazhe në Poklek të Komunës së Drenasit.

Këto homazhe, Osmani do t’i bëjë në nderim të shqiptarëve të vrarë në këtë masakër të kryer nga forcat serbe, ku u vranë dhe u masakruan 53 civilë shqiptarë.

Presidentja më pas nga ora 11:00 do të bëjë homazhe në Çikatovë të Vjetër, ku sot shënohet përvjetori i 25-të i kësaj masakre ku u vranë e u masakruan 24 shqiptarë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika