Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeminsitër, duke theksuar dallimin mes garancisë dhe gjasës për formimin e Qeverisë.
Osmani ka shtuar shtoi se pas takimit me Konjufcën, nga VV-ja i kanë shprehur besimin se mund të sigurojnë votat e nevojshme për votimin e Qeverisë.
“Askund në Kushtetutë dhe në aktgjykime nuk kërkohen garanci, por gjasa. Dha ka dallim shumë të madh mes garancës dhe gjasave.
Garanca jepet në Kuvend prandaj dhe kërkohen votat aty, kurse gjasat kërkohen në zyrën time. Nëse do të ishin dy kandidatë atëherë detyrimi është për të parë se kush ka nga ata gjasat më të mëdha…
Sapo përfundova takimin të (Konjufcën), VV-ja dhe kandidati Konjufca kanë besimin që mund të arrijnë votat e nevojshme. Ju takon atyre që të i bëjnë votat, mua më takon që të bindem që kanë gjasa dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, tha Osmani