Osmani takohet me Kardinalin Parolin, thekson rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani  është takuar me Kardinalin Parolin, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, gjatë javës së kaluar në New York.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë.

“Ajo theksoi gjithashtu punën intensive me institucionet e Selisë së Shenjtë për hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, duke e konsideruar këtë si një shembull të përkushtimit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, si dhe për frymën e harmonisë ndërfetare që vendi ynë e mishëron me shekuj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ka theksuar edhe rëndësinë e njohjes nga Selia e Shenjtë, si hap të rëndësishëm drejt thellimit të raporteve ndërshtetërore, e cila po ashtu do të kontribuonte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

Në takim me Kardinalin Parolin, Osmani ka disktuar edhe ftesën për vizitën e Papës Françesku në Republikën e Kosovës të cilën e ka diskutuar në takim me Papën vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika