Osmani takohet me kongresistin Lawler

Në vazhdën e takimeve në ShBA, presidentja Vjosa Osmani zhvilloi bisedë edhe me kongresistin republikan, Mike Lawler.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se ajo dhe Lawler a diskutuan për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka njoftuar Osmani.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika