Osmani takohet me kryeministrin slloven, Golob

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeminstrin slloven, Robert Golob. Në këtë takim, Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë

Pamja nga takimi i presidentes Osmani dhe presidentit slloven, Robert Golob





Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin slloven, Robert Golob në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Evropianë në Pragë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentës.

Tutje në këtë njoftim thuhet se Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Presidentja Osmani vlerëson mbështetjen e Sllovenisë edhe në rrugëtimin e Kosovës në anëtarësimin në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

Osmani shtoi se “Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë” me kryeministrin Golob.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika