Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Gjatë këtij takimi, Osmani ritheksoi rëndësinë jetike të aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.
Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani.