Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani ka takuar edhe deputetë gjermanë.
Osmani ka bërë të ditur se gjatë të premtës ka zhvilluar disa takime me deputetë gjermanë teksa bën të ditur se në këto takime ka theksuar përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë nga siguria dhe mbrojtja deri tek zhvillimi ekonomik dhe inovacioni, njofton Dukagjini.
“Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh. Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka shkruar Osmani.