Osmani takon kryeministrin e Katarit, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Katar, këtë të hënë ka takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Jassim Al Thani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Jassim Al Thani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Katar.

Ajo këtë të hënë është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Jassim Al Thani.

Osmani, nëpërmjet një postimi në X, ka thënë se me kryeministrin e Katarit ka diskutuar rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Katarit.

“Për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu, presidentja Osmani ka thënë se kryeministrit Jassim Al Thani i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika