Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar edhe me senatorin Ted Cruz.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar për këtë takim duke thënë se në fokus të tij ishin forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz. Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.