Osmani tërheq kërkesën, Kushtetuesja del me sqarim

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas tërheqjes së kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për interpretimin e pasojave juridike që rrjedhin nga dështimi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Osmani, përmes një konference për media, bëri të ditur se e ka tërhequr kërkesën për shkak se si gjyqtar raportues për këtë rast ishte caktuar Radomir Laban, për të cilin, sipas saj, institucionet e sigurisë kanë informacione që paraqet rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.

Në një sqarim publik, Gjykata Kushtetuese thekson se ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese bëhet bazuar në rregullat e qarta procedurale dhe se të gjitha vendimet merren në përbërje të plotë nga organi kolegjial.

“Në përgjigje të interesimit të mediave dhe opinionit të gjerë përkitazi me kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të datës 5 gusht 2025 për tërheqjen e kërkesës KO215/25, të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovë më 22 korrik 2025, Gjykata Kushtetuese sqaron si në vijim:

Bazuar në nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara. Ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale, të cilat kjo Gjykatë i respekton me përpikëri. Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr në përbërje të plotë. Në këtë kontekst, është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.

Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese si autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës, në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin e saj, i trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në sqarim.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika