Osmani: UÇK-ja, ideali më i madh i shqiptarëve – nuk do ta pranojmë kurrë narrativën që barazon krimin me rezistencën për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë seancës solemne në Kuvend për 18-vjetorin e Pavarësisë, ka deklaruar se Kosova u krijua për të mbrojtur të vërtetën dhe për të mos lejuar që historia të rishkruhet në dëm të atyre që sakrifikuan gjithçka për liri.

“Në themelin e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë sonë. Me vizion ai udhëhoqi popullin. Historia u brumos në periudhën e luftës për liri. Ajo mban emrin e  komandantit Adem Jashari. UÇK-ja është ideali  më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë dhe gjithnjë e pastër. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është e padrejtë, historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë dhe me popullin tonë u ngritën për liri e dinjitet”, ka thënë ajo.

“Kosova u bë shtet për ta mbrojtur të vërtetën dhe për të mos lejuar kurrë që historia të rishkruhet në dëm të atyre  që sakrifikuan gjithçka e populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka deri edhe fëmijët në djep në mënyrë që ne sot ta gëzojmë lirinë. Prandaj nuk do ta pranojmë asnjëherë në Kosovë e kudo në botë, ndonjë narrativë që barazon agresorin më viktimën, pushtuesin me të pushtuarin e krimin me rezistencën për liri”, ka deklaruar tutje Osmani.

Ajo gjithashtu ka përkujtuar rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të Kosovës drejt lirisë dhe ka falënderuar aleatët e vendit, të cilët ajo ka thënë se u ndërtuan me mençurinë dhe vizionin e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ajo ka theksuar se këto aleanca do të mbahen dhe mbruhen me çdo kusht.

“Rruga e Kosovës drejt lirisë ka qenë një rrugëtim i gjatë, i mundimshëm dhe i mbushur me sfida por edhe me aleanca të fuqishme e miqësi të sinqerta. Në këtë përvjetor me mirënjohje të thellë dua t’i falënderojë të gjithë aleatët tanë, aleatë të cilët i ndërtuam me mençurinë dhe vizionin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, dhe burra e gra që qëndruan pranë tij në ndërtimin e këtyre aleancave të cilat do t’i mbrojmë me çdo kusht”, ka deklaruar Osmani në Kuvend.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika