Osmani udhëton në Shqipëri, me ftesë nga Ilir Meta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku do të marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë ka udhëtuar për në Shqipëri.

Në Shqipëri, Osmani së bashku me presidentin shqiptar do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë, “Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”, këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës.

“Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëset kryesore, dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global”, njofton zyra për medie e Presidencës, transmeton Portali D.

Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe Presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ndërkaq, në fillim të javës presidenti Meta kishte qëndruar në Kosovë me rastin e përvjetorit të 110-të të Kuvendit të Junikut.

Ilir Meta dhe Vjosa Osmani

Këtë vizitë e kishte realizuar së bashku me Presidenten e Kosovës, Osmani, me të cilën kishin vendosur lule te busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika