Osmani: Urdhri për sulmin terrorist në Banjskë erdhi nga Vuçiq

“Urdhri ka ardhur nga vet presidenti Vuçiq kjo tashmë është e dëshmuar”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Prishtinë më 20 nëntor, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Click” tha se disa prej shteteve aleate të Kosovës, qysh në ditën e parë pas sulmit të Banjskës, në takimet me krerët e shtetit të Kosovës kanë paralajmëruar “masa të ashpra në raport me Serbinë nëse konfirmohet se Serbia si shtet kanë qenë të involvuar në këtë sulm”.

Tutje, ajo tha se sulmi terrorist në Banjskë erdhi me urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Tani, unë nuk po e përmend kush saktësisht ka zhvilluar hetime, mirëpo ka hetime të përfunduara dhe nga disa shtete aleate, të cilat kanë dëshmuar drejtpërsëdrejti edhe involvimin e institucioneve shtetërore serbe, tani disa prej tyre dihet..urdhri ka ardhur nga vetë presidenti Vuçiq, kjo tashmë është e dëshmuar, tani ne duhet siç na është thënë nga aleatët, të presim edhe pak sepse secili prej tyre i kanë procedurat e veta të brendshme kur bëjnë publike rezultatet e hetimeve apo konkluzione kështu që jemi në bashkëpunim me ta, asnjëherë nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të dalim me konkluzione të tilla, por mos harroni, ne jemi Kosova dhe ne e bëjmë vlerësimin e interesave tona, këto janë shtete tjera dhe e bëjnë vlerësimin e momentit me të duhur bazuar edhe në interesat e tyre, edhe në mënyrën se si ata i vlerësojnë interesat rajonale apo raportet që i kanë edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, edhe diskutimet që i kanë brenda NATO-s ku fatkeqësisht ne akoma nuk jemi “, tha e para e shtetit.

Osmani pranoi se janë të dëshpëruar me mospërgjigjen e deritashme të shteteve aleate për masa ndaj Serbisë.

“Por, natyrisht nuk humbim shpresë nga diskutimet që unë kam vazhdimisht për këtë temë me aleatët tanë, na jepin shpresë që një gjë e tillë do të marrë drejtim, do të thoja të ardhmen, por i kanë edhe ata vlerësimet e veta”, tha Osmani./RTV21

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika