Osmani uron për Ditën e Gruas: Mos ndaloni së ëndërruari dhe së besuari, ju mundeni sepse keni potencial

“Të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari”, ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka porositur të gjitha gratë dhe vajzat e vendit që të mos ndalojnë kurrë së ëndërruari dhe besuari.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në fusha të ndryshme, gratë janë ato që kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit.

Kjo sepse siç thotë presidentja “ato munden, sepse kanë potencial”.

“Të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari”, shkroi Osmani.

“Le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit. Ato munden, sepse kanë potencial”, shtoi ajo.

Sipas presidentes, së bashku, mund të krijohet një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre.

“Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht”, shtoi ajo.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, i ka dhuruar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, figurën e Hyjneshës në fron, e cila është simbol i qytetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese”, shkroi Rama.

Po ashtu, Rama ka thënë se e mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika