Osmani uron qytetarët me rastin e Krishtlindjes: Përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e Festës së Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e shpresës, solidaritetit dhe bashkimit si shoqëri.

Osmani theksoi nevojën për kujdes dhe ndihmë për ata që kanë nevojë gjatë gjithë vitit, duke u frymëzuar nga shembulli i Shën Terezës.

Presidentja gjithashtu njoftoi për takimin e saj me Papën Leonin e 14-të, ku përcolli urimet për fillimin e misionit të tij dhe e ftoi të vizitojë Kosovën, duke riafirmuar përkushtimin e vendit për paqe, respekt ndërfetar dhe miqësi me Selinë e Shenjtë.

“Reflektojmë mbi bujarinë, solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe si shoqëri. Krishtlindja është shfrytëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. Sipas Shën Terezës, le të kujdesemi jo vetëm sonte, por gjatë gjithë vitit që vjen për ata që presin ndihmën tonë dhe kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore. Kam pasur nderin të pritem ditë më parë nga Papa Leoni i 14-të, gjatë këtij takimi përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimet e misionit të tij dhe ftesën e përzemërt për një vizitë në Kosovë. Në këtë frymë biseduam edhe për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si një vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare; me përvojën historike të qëndruesës, sakrificës dhe mbijetesës sonë. Kosova mbetet e përkushtuar për t’i forcuar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe për të avancuar miqësinë tonë historike, duke udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë: paqja, dinjiteti njerëzor, solidariteti dhe respekti”./EO

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika