Osmani: Vizita e Von der Leyen rikonfirmon edhe njëherë përkushtimin e KE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane që sipas saj është parakusht për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, gjatë konferencës për media, më 27 tetor 2022





Pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë është vendimtare që Bashkimi Evropian t’i qëndrojë Kosovës pranë dhe ta mbështesë në përballje me krizat me të cilat po ballafaqohet.

Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani beson se ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane që sipas saj është parakushtpër paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon.

“Vizita juaj sot rikonfirmon edhe njëherë përkushtimin e Komisioni Evropian ndaj Kosovës dhe rajonit tonë në këtë periudhë përcaktuese për gjithë kontinentin. Është vendimtare që BE të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në përballje me krizat me të cilat të gjithë po ballafaqohemi në radhë të parë me krizën energjetike”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka potencuar se kjo vizitë e presidentes së KE-së, është dëshmi e përkushtimit të saj për integrimin e rajonit.

“E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe mendoj se vizita juaj është një dëshmi për këtë megjithatë duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së”, shtoi ajo.

“E mirëpresim faktin që mbështetja e rajonit në këtë drejtim është në qendër të vizitës suaj dhe shpresojmë që përmes një bashkëpunimi të afërt do t’i identifikojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimeve të energjisë, për investime në projekte të vogla e të mëdha në burime të ripërtritshme të energjisë, për investime në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe kapacitetit të rrjetit dhe investime në masa të efiçiencës së energjisë”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika