Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot për vizitë në Mitrovicë.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, ajo është pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Ky takim vjen pas një periudhe përplasjesh mes Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti, si dhe me Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me çështjen e moskandidimit për presidente.
Për këto zhvillime, Peci nuk ka bërë deklarime publike.
Peci aktualisht është bashkëkryetar i GUXO, së bashku me Donika Gërvallën, parti e cila është themeluar nga vetë Osmani.