Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje motivuese gjatë përballjes së sotme mes Kosovës dhe Sllovenisë, duke ftuar qytetarët të bashkohen në mbështetje të Kombëtares.
Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se e gjithë Kosova është e bashkuar sonte për “Dardanët”.
“Zemra jonë rreh për Kosovën, për ekipin tonë të zemrës!
Le të jemi bashkë sonte, le të bëhemi një zë, një brohoritje, një besim për djemtë tanë!
Forca Kosovë, forca dardanë! Sot luajmë me shpirt, me zemër, me krenari!”, ka shkruar Osmani.