Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar këtë moment përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë periudhë si pesë vjet padrejtësi.
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike” thuhet në reagimin e OVL-së.
Kujtojmë se OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.