Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë të premte ka mbajtur mbledhje në të cilën u raportua për aktivitetin njëvjeçar dhe u diskutuan çështje me rëndësi për veprimtarinë e saj.
Sipas njoftimit të OVL-së, në këtë takim u diskutua edhe për protestën e paralajmëruar për datën 17 shkurt, e cila u mbështet unanimisht nga Kryesia, njofton Dukagjini.
Me këtë rast, u mor vendim që të komunikohet me të gjitha degët e OVL-UÇK-së, me qëllim të mobilizimit sa më të madh të anëtarësisë për pjesëmarrje masive në këtë protestë.
“Sot, në mbledhjen e Kryesisë, u raportua për aktivitetin njëvjeçar të Organizatës,.
Poashtu, u diskutua edhe për protestën e datës 17 shkurt, e cila u mbështet unanimisht nga Kryesia. Në këtë takim u vendos që të komunikohet me të gjitha degët e Organizatës, me qëllim të mobilizimit sa më të madh për pjesëmarrje në këtë protestë”, thuhet në njoftim.
