OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se kjo organizatë e mbështet Marshin për Liri, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së OVL-UÇK-së, Gucati u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila organizohet pak ditë para seancës përmbyllëse të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Është thirrur një protestë nga ‘Liria ka Emër’ më 12 shtator, ku ne si OVL bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Ne do ta mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje që të jetë një protestë sa më e madhe”, ka deklaruar Gucati.

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se marshi do të mbahet me moton “Kosova po pret”.

Marshi do të mbahet më 12 shtator, ndërsa më 16 shtator pritet të zhvillohet seanca përmbyllëse në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika