Pacienti kosovar i dyshuar për “Linë e Majmunëve”, rezulton negativ

Msh-ja dhe IKSHPK, kanë njoftuar se mostra e dërguar në Holandë të një pacienti të dyshuar për “Linë e Majmunëve”, ka rezultuar negativ

Ilustrim

Pacienti për të cilin dyshohej se mund të ketë qenë i infektuar me virusin e “Lisë së Majmunëve”, ka rezultuar negativ.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilët kanë thënë se e kanë marrë rezultatin nga Laboratorët e Holandës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se mostra e pacientit kosovar të dyshuar në Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.

Msh-ja dhe IKSHPK, u kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në zbatimin e masave për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

“IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektivw të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negativ dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve. MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Me datën tre qershor, IKSHPK kishte pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

Gjendja shëndetësore e pacientit të dyshuar me Linë e Majmunit është stabile

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika