Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka liruar sot nga detyra Avni Ahmetin, ushtruesin e detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe ka emëruar në vend të tij Faik Kelmendin.
Sipas Pacollit, ky ndryshim është pjesë e reformave për forcimin e kapaciteteve institucionale.
“Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale. Synimi ynë mbetet rritja e efikasitetit dhe llogaridhënies, me qëllim që të avancojmë me sukses prioritetet tona në fushën e kadastrës dhe pronës, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ajo në Facebook.