Pacolli kërkon ndihmën e politikanëve dhe biznesmenëve për familjen Ademaj nga Peja, e cila ka pësuar humbje jetësh nga vershimet

Bexhet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka nisur një iniciativë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja, e cila ka pësuar humbje jetësh nga vërshimet në Pejë. Ai ka bërë thirrje politikanëve dhe biznesmenëve që të kontribuojnë në fondin "GoFundMe" për të ndihmuar financiarisht këtë familje

Ish-presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli ka nisur një iniciativë për t’i dalë në ndihme sa do pakë familjes Ademaj nga Peja e cila humbi një fëmijë dhe një grua nga vërshimet në Pejë.

Pacolli u ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve që nëpërmjet fondi “GoFundMe”  t’i dalin në ndihme familjes e cila pati humbje jetësh nga kjo fatkeqësi.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj”, ka shkruar ish-presidenti Pacolli.

“U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika