Pacolli: Rama gjithmonë është interesuar për Kosovën, ka arsye të fortë për propozimin e Asociacionit

Behgjet Pacolli, Deputet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arsye të fortë pasi e propozoi një draft-statut, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ua dorëzoi Kancelarit gjerman  Olaff Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Pacolli në “Five”, tha se Rama gjithmonë është interesuar që të gjejë zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai theksoi se në shumicën e rasteve propozimet e kryeministrit Rama kishin qenë të duhura, teksa shtoi se beson se propozimin e fundit e ka bërë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Besoj që Edi Rama, ka pasur një arsye të fortë të dalë me një deklaratë të tillë, të thotë që pa u konsultuar me askënd ka përgatitur një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më ka befasu shumë, duhet të shikohet cila është arsyeja. Rama gjithmonë ka qenë i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, është angazhuar kudo. Në cdo takim që kemi pas aty ka qenë Edi Rama, pikë kryesore të diskursit e ka pasur Kosovën, zgjidhjen e problemit të Kosovës

“Ai gjithmonë ka pasur kritika ndaj punës apo udhëheqësve të Kosovës, shumicën e rasteve me arsye, ndonjëherë pa arsye. Por në fund të fundit pothuajse gjithmonë ka pasur të drejtë. Për këtë të fundit nuk mund të përgjigjem çka e nxiti mu tani të del me një propozim të tillë. Besoj që ai mund të jetë në lidhje me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika