Pagat, Berisha “pro” qeverisë: E drejta e pagave i mbetet ekzekutivit. Prishën piramidën për rrogën e Dumanit

Sali Berisha ka reaguar lidhur me kërkesën e bërë nga gjyqtarët në vend që t’u rritet paga, kërkesë kjo që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese nëse do të pranohet apo jo.

Për Sali Berishën, gjykatesit nuk mund t’i caktojnë pagat vetë, por është kompetencë vetëm e ekzekutivit. Këto deklarata në dukje në të njëjtën linjë me qeverinë Sali Berisha i bëri në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje në SPAK.

“Ka dy aspekte, së pari që ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka të rëndësishme, por lidhur me pagat dua të them një të vërtetë. Piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e tij, përvçse ndërmarrjet publike”,- tha Berisha.

Pasi firmosi në SPAK detyrimin për t’u paraqitur, masë sigurie kjo e vendosur ndaj tij për dosjen Partizani, Sali Berisha nuk harroi të sulmonte edhe gjyqtaren e Posacme Irena Gjoka.

Irena me nockën e saj cilindo që prek i bën me nockë si veten” – tha ai.

Sulmet ndaj Irena Gjokës, Sali Berisha i bëri një dite pasi KLGJ nuk e pranoi nisjen e verifikimit nëse gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është në kushtet e mos ushtrimit të detyrës apo jo me argumentin se vendimarrja i takon ILD./abcnews.al

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika