Pagoi 80 mijë euro për ta vrarë dikë, arrestohet Albert Pasha

Albert Pasha është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, pasi akuzohet se ka paguar Henrik Hoxhajn me vlerën prej 80 mijë eurosh, për ta vrarë Aredin Beharin. E gjitha kjo thuhet se ka ndodhur në vitin 2019

Sipas gazetares Anila Hoxha, Albert Pasha kishte porositur vrasjen e Aredin Beharit për shkaqe pronësie.

Këtë e kishte bërë ai duke paguar një shumë prej 80 mijë eurosh, por se Behari nuk ishte vrarë.

Thuhet se janë bërë dy tentativa për ekzekutimin e Beharit, por të dy tentativat dështuan. Herën e parë kishte ndodhur në vitin 2017 ku ai që do ta kryente aktin ishte Tasi, cakun e kishte në një lokal, por i shpëtoi vdekjes duke u shtrirë në tokë.

Kurse tentativa e dytë ndodhi në vitin 2019, ku pas një problemi me armë, atentati i cili do të bëhej nga Hoxhaj dështoi edhe kësaj here.

“Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A. P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ‘Vrasja me paramendim’, e kryer për interes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të A. B., dy here, (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit H. H. dhe S. T., parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25, të Kodit Penal.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK-ut.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika