Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një kosovar e dy palestinezë në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, arrestimi u bë pasi të njëjtit dyshohet se në një pompë derivatesh në Ferizaj kanë paguar me para të falsifikuara.
Po ashtu, Policia bëri të ditu se gjatë kontrollit atyre iu gjetën edhe substanca narkotike.
“Fsh. Prelez i Jerlive, Ferizaj 06.02.2026 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri kosovar dhe dy të tjerët palestinez), pasi që të njëjtit, te një pompë e derivateve kanë furnizuar veturën e tyre duke paguar me 20€ para që dyshohet të jenë të falsifikuara. Gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi substancë e dyshuar narkotike, dy mullinj dhe kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.