Avionë luftarakë nga Pakistani janë dislokuar në Arabia Saudite në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes saudite.
Sipas një deklarate të publikuar në platformën X, një kontingjent i Forcave Ajrore pakistaneze ka mbërritur në Bazën Ajrore King Abdulaziz Air Base, në Provincën Lindore të vendit.
Forca e dislokuar përfshin avionë luftarakë si dhe mjete ajrore mbështetëse, duke shënuar një hap konkret në thellimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy shteteve.
Ky zhvillim përfaqëson zbatimin e parë të Marrëveshjes Strategjike të Mbrojtjes së Ndërsjellë (SMDA), e nënshkruar vitin e kaluar, e cila synon forcimin e koordinimit dhe kapaciteteve mbrojtëse mes Pakistanit dhe Arabisë Saudite.