Pal Lekaj tallet me Kurtin: Ku je o Albin patrioti, a lëshove bajrakun a?

“HAHAHAHAHA. Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Pal Lekaj, AAK

Urdhri që i dha Agjencisë Kadastrale kryeministri Albin Kurti, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, ka sjellë shumë reagime në vend.

E më këtë vendim është tallur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke e pyetur kreun e ekzekutivit se “ku je o Albin patrioti” dhe se “a lëshove bajrakun a?”

“HAHAHAHAHA. Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ndonëse u kritikua nga gazetarë, politikanë e analistë, urdhri i qeverisë është mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare e gjithashtu edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunzyog.

“Më mirë vonë se kurrë – unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në X.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika