Pamje nga vendi i ngjarjes: Dëmtim në kanalin e Ibër–Lepencit, vlera rreth 4 mijë euro

Një pjesë e ceradës (najloni) e vendosur në bajpasin e kanalit Ibër–Lepenc është dëmtuar më 25 nëntor 2025, vetëm disa ditë para përvjetorit të shpërthimit të 29 nëntorit 2024.

Ngjarja u raportua nga punëkryesi i angazhuar në kanal, sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut.

“Me date 25.11.2025 rreth orës 12:15 ankuesi, punekryesi ne kanalin e Iber Lepencit ka raportuar se cerada-najloni i cili ka qene i shtrire ne Bajpas, iu është dëmtuar. Vlera e demit sipas ankuesit eshte rreth 3000-4000 euro. Ne vend te ngjarjes kan dale njesit policore dhe kan’ kryer vendshiqimin. ne lidhje me rastin eshte njoftuar edbe prokurori i shtetit dhe rasti eshte hapur Asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Rasti është nen hetime”, ka thënë Petrit Fejza.

Faruk Mujka, kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër–Lepenc”, ka thënë se dëmtimet nuk janë të mëdha, por kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa qarkullimi i ujit vazhdon normalisht.

“Është dëmtuar një pjesë e ceradës te bajpasi në pjesën e kanalit në Zubin Potok. Dëmet nuk janë aq serioze, por nuk është mirë që kjo ka ndodhur. Tani duhet të bëhen riparime. Qarkullimi j ujit është duke vazhduar, qoftë përmes bajpasit, qoftë përmes kanalit”, ka thënë Mujka për Dukagjinin.

Ky rast vjen në prag të përvjetorit të shpërthimit, ngjarje që Kosova e cilësoi si akt terrorist, për të cilin akuzoi Serbinë. Beogradi i mohoi akuzat, ndërsa SHBA-ja deklaroi se nuk ka prova për lidhje direkte me Beogradin.

Edhe një vit pas shpërthimit, ende nuk është ngritur aktakuzë, ndërsa dy të dyshuarit kryesorë, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, vazhdojnë të jenë në paraburgim.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika