Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda që s’të lë të ikësh pa tri çanta libra

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve me stendën e saj plot ngjyra, tituj të rinj dhe oferta që s’mund t’i rezistosh.

Me ngjyrat e zemrës dhe atmosferën mikpritëse, “Dukagjini” është kthyer në një ndalesë të domosdoshme për të gjithë libradashësit në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve nga 12 nëntori deri më 16 nëntor.

Këtë vit, “Dukagjini” prezanton rreth 50 tituj të rinj e ekskluzivë, duke përfshirë vepra të mëdha të letërsisë botërore, filozofisë dhe mendimit bashkëkohor.

Kolana Anima hap një cikël të ri botimesh me tri emra të mëdhenj: Andrej Platonov, Émile Zola dhe Hermann Broch. Ndërkohë, projektet e njohura të shtëpisë botuese — seria e nobelistit Hermann Hesse dhe projekti Effugium — përmbyllen me botimet e tyre më të fundit.

Në kolanën Magnum Opus, lexuesit do të gjejnë kryeveprën e George Orwell-it, “1984”, ndërsa kolanat Fryma dhe Klasikë janë pasuruar me autorë si Platoni, Katuli, Davis, Floridi dhe Giddens, duke sjellë një përzierje të rrallë mes mendimit klasik dhe reflektimit modern.

“Happy Day” – libra të mëdhenj me 50% zbritje

Në ditën e dytë të panairit, “Dukagjini” ka sjellë atmosferën e “Happy Day”, me 50% zbritje në shumë tituj të përzgjedhur.

Mes tyre spikat romani i shumëkërkuar “Loja e rruazave prej qelqi” nga Hermann Hesse, një vepër që fton lexuesin në një botë ku mendimi është art dhe dija një lojë e shenjtë.

Një ditë e veçantë për më të vegjlit

Në datën 14 nëntor,(e premte) ora 13:00, në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, “Dukagjini” organizon një promovim të veçantë të serisë së Gianni Rodarit, shkrimtarit që ka frymëzuar breza të tërë fëmijësh në mbarë botën.

Rodari rikthehet me tre libra të rinj, ndërsa Zhyl Verni dhe Vehbi Kikaj i shtohen serisë së Lektyrave shkollore, duke e bërë pjesëmarrjen e “Dukagjinit” në panair një festë për çdo moshë.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Të fundit nga rubrika