Panduri me detaje për Labanët: Anëtarja e KQZ-së Gordana Laban, e punësuar edhe në institucion paralel serb

Autori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale ku ka dhënë detaje për Gordana Laban Luvic, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Listës Serbe.

Sipas Pandurit, Gordana Laban, që nga viti 2020, punon paralelisht edhe si “zyrtare për punësim” në kuadër të të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dega në Graçanicë, vetëm pak muaj para se të emërohej në KQZ.

“Gordana LABAN LUVIC, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e subjektit politik “Lista Serbe”, punon edhe në pozitën ‘zyrtare për punësim’ në kuadër te të ashtuquajturit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, Dega në Graçanicë; paralel

Nga viti 2020, pak muaj para emërimit si anëtare e KQZ nga radhët e ‘Listës Serbe'”, ka shkruar Panduri.
Ky postim vjen pas raportimeve të Pandurit edhe në Debat Plus, ku ai solli detaje për familjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.
Sipas tij, bashkëshortja e gjyqtarit, Radoica, prej vitit 2020 është bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, nga viti 2023 është i punësuar në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, punon në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës.
Këto të detaje vijnë në një moment kur gjyqtari Radomir Laban është në qendër të vëmendjes publike, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për përjashtimin e tij nga rastet që lidhen me konstituimin e Kuvendit.

Osmani e kishte cilësuar Labanin si “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Kushtetuesja refuzon kërkesën e gjyqtarit Laban për t’u përjashtuar nga rastet e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese, nga ana tjetër, ka theksuar se Laban është emëruar në vitin 2018 sipas procedurave kushtetuese dhe nuk ka pasur shkelje të ligjit, ndërsa ka refuzuar edhe kërkesën e tij për t’u përjashtuar nga çështjet që lidhen me Kuvendin.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika