Paneli hetimor i KGJK-së konstaton se gjyqtari Kuçi veproi në harmoni me ligjin kur mori vendimin për lirimin e Sekiraqës nga arresti shtëpiak

Paneli hetimor i formuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në rastin disiplinor ndaj gjykatësit Agim Kuçi, ka gjetur se nuk ka pasur shkelje disiplinore me rastin e lirimit të Enver Sekiraqës nga masa e arrestit shtëpiak.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, rekomandimi i Panelit hetimor pritet të dërgohet tek anëtarët e KGJK-së për t’u aprovuar apo jo.

“… nga përmbajtja e kërkesës, provave të bashkëngjitura së njëjtës dhe provave të administruara si më lart, nuk arriti t’i vërtetojë faktet e paraqitura në kërkesën e datës 20.05.2024, sa i përket shkeljeve të supozuara disiplinore në rastin PKR.nr.170/2020…”, thuhet ndër të tjera në rekomandimin e Panelit hetimor.

Ky panel ka sqaruar se gjykatësi Kuçi ka vepruar në konsultim me dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues, e që në këtë rast ishin gjykatësit Ngadhnjim Arrni dhe Medie Bytyqi, ku thuhet se bashkërisht si trup gjykues kanë vendosur për të gjitha çështjet përfshirë edhe për masën e arrestit shtëpiak.

Këtë rrethanë, sipas rekomandimit të Panelit hetimor, e kanë sqaruar vetë anëtarët e trupit gjykues që janë dëgjuar si dëshmitarë në rastin disiplinor ndaj gjykatësit Kuçi.

Por, lidhur me këtë rast ishte deklaruar ndryshe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama. Ajo kishte thënë për “Betimi për Drejtësi” se gjykatësi Kuçi nuk ishte konsultuar me anëtarët e trupit gjykues kur kishte vendosur për të  liruar nga masa e arrestit shtëpiak Sekiraqën.

Gjyqtari Kuçi në këtë çështje disiplinore është përfaqësuar nga avokati Kujtim Kërveshi.

“Betimi për Drejtësi” në maj të këtij viti, kishte raportuar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura e kishte suspenduar gjykatësi Agim Kuçi deri në një vendim tjetër të Këshillit.

Ndryshe, më 3 maj 2024, pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Sekiraqa u dënua me 25 vjet burgim lidhur me akuzën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, gjykatësi Kuçi mori aktvendim që të njëjtit t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe që i akuzuari të mbrohet në liri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, më 17 maj 2024, pas ankesës së Prokurorisë Speciale ndaj atij vendimi, ka vendosur që Sekiraqën ta kthejë në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti vazhdon të jetë në arrati.

Kujtojmë se Sekiraqa nuk ishte prezent gjatë shpalljes së aktgjykimit në gjykatore./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika