Paqartësi nëse do të përdorën shkollat e veriut për votimin e 21 prillit

Edhe tani ka paqartësi nëse shkollat e komunave në veri do të mund të përdoren si qendra votimi më 21 prill, kur qytetarët do të deklarohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë. KQZ ka pyetur komunat për një gjë të tillë, por akoma nuk ka marrë përgjigje. Zyrtarët e shkollave që funksionojnë me sistemin paralel serb, nuk kanë pranuar të flasin

Paralajmërimet se shkollat mund të mos jenë të qasshme për votimin e 21 prillit në komunat veriore, i kanë shkuar në vesh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Andaj, ky institucion para dy ditësh u ka dërguar një letër secilës komunë. Përmes tyre ka kërkuar që t’i jepen informacione për gjendjen e këtyre objekteve.

“Planifikimet tona dhe i gjithë procesi deri tani ka qenë i orientuar drejt qendrave të votimit nëpër shkolla. Prandaj deri më tani nuk kam një përgjigje nëse votimi do të zhvillohet në kontejnerë. Ne jemi në komunikim me kryetarët e komunave dhe institucionet tjera, të cilat duhet të na sigurojnë qasjen nëpër shkolla”, tha Arianit Elshani, anëtar i PDK-së në KQZ.

Kryetari i Zubin Potokut i ka thënë Dukagjinit se ai ka njoftuar KQZ-në që çdo objekt që është në pronësi të komunës mund të përdoret si qendër votimi.

Televizioni ka komunikuar edhe me zyrtarë të komunës se Leposaviqit dhe të njëjtit kanë thënë se nuk u ka shkuar ndonjë kërkesë nga KQZ-ja me kërkesë specifike për shfrytëzimin e objekteve për t’i përdorur ato si qendra votimi.

Por ngurrim për t’u deklaruar ka te dikush tjetër.

Bojkoti i zgjedhjeve të vitit të kaluar nga Lista Serbe kishte bërë që shkollat të mos mund të përdoren si qendra votimi, dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në veri u zhvilluan në kontejnerë të improvizuar si qendra votimi.

Bojkot të ngjashëm ky subjekt politik më i madh i serbëve, ka paralajmëruar edhe ndaj votimit të 21 prillit për shkarkimin apo jo të kryetarëve aktualë nga partitë shqiptare.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika