Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Burg, ilustrim

Këtë të hënë rreth orës 09:15, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera sipas rregullores.

“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës, është konstatuar se në një pako cigareje në mënyrë të kamufluar të hedhur nga jashtë, kanë qenë të mbështjella një Telefon, një kabllo adapteri dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, njofton Shërbimi Korrektues në Kosovë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet tutje në njoftimin e ShKK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika