Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme brenda institucionit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një bastisjeje të zhvilluar sot në zonën sterile të qendrës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë dhe Njësinë për Intervenim të Shpejtë (NJIK).
Sipas njoftimit zyrtar, aksioni rezultoi i suksesshëm, ndërsa zyrtarët korrektues arritën të identifikonin dhe ndalonin tri pako që dyshohet se përmbanin substanca narkotike.
Përveç tyre, u gjetën edhe katër telefona celularë pa numra serik – dy iPhone, një Samsung dhe një Viko – si dhe dy adapterë telefoni, të cilat dyshohej se synohej të kontrabandoheshin brenda institucionit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme në institucion.