Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit

Një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare, deri sa gjatë kontrollit në vazhdim në terminalin doganor, i janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasie sipas doganës është tre mijë euro

Parandalohet kontrabanda e cigareve në Han të Elezit

Në përputhje me planin operativ të bazuar në analizën e riskut lokal, njësit e Doganës në kuadër të pikës kontrolluese Kufitare në Hanit të Elezit, kanë arritur të parandalojnë tentim kontrabandimin e cigareve.

Kështu bëri të ditur dogana përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se vlera e kësaj sasie është tre mijë euro.

“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro”, shkruan dogana.

Sipas njoftimit nga dogana, mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika