Parandalohet kontrabandimi i mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike nga Dogana e Kosovës 

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra të ardhura nga Serbia, të mërkurën e 10 gushtit në regjionin e Lipjanit

Dogana e Kosovës

Të mërkurën e 10 gushtit, është parandaluar një tentim kontrabandimi i mallrave në regjionin e Lipjanit nga njësiti i Doganës së Kosovës

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, ata kishin identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra të kontrabanduar nga Serbia, zyrtarët e Doganës e kishin ndaluar automjetin, ku  kishin gjetur sasi të konsiderueshme pijeve joalkoolike.

“Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtës”.

Pijet e konfiskuar nga Dogana e Kosovës

“Pas veprimeve operative, zyrtarët e Doganës, gjithashtu, kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduar. Sasia totale e mallrave të gjetura është pije joalkoolike 3600 litra”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Tutje, Dogana e Kosovës ka treguar se ka krijuar  aplikacionin ‘Dogana’ për pajisjet e mençura Android dhe Ios.

Sipas tyre, ky aplikacion mundëson lajmërimin e parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt, dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika