Parandalohet një rast i kontrabandimit me kafshë, dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/kafshë, dhe se me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/kafshë.

“Me datë 27.01.2023 rreth orës 14:00 Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të dukurive të kundërligjshme dhe kontrabandës në pika kufitare, ka bërë intensifikimin e aktiviteteve taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat nga DRPK-Lindje i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Xh. C, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, të cilat ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

Mes tjerash njoftohet se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, “me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës”.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika