Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë një pasqyrë të parashikimeve për fituesit e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit nëpër komunat e Kosovës.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të dalë fituese në disa komuna kryesore, përfshirë Prishtinën, Podujevën, Pejën, Istogun, Gjilanin dhe Fushë Kosovën.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) parashikohet të fitojë në vendet si Skenderaj, Vushtrri, Prizren, Ferizaj dhe Klinë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shihet favorite në Gjakovë dhe Suharekë, ndërsa Nisma në Malishevë. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partnerët e saj pritet të sigurojnë fitore në Shtime, Kaçanik, Han të Elezit.
Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (PSD) sipas Mehmetajt mund të marrë drejtimin në Deçan dhe Kamenicë.
“Deçan – PSD, Prishtinë – LDK, Podujevë – LDK, Pejë – LDK, Istog – LDK, Gjakovë – AAK, Suharekë – AAK, Skenderaj – PDK, Vushtrri – PDK, Prizren – PDK, Ferizaj – PDK, Gjilan – LDK, Fushë Kosovë – LDK, Mitrovicë – Guxo-LVV, Kamenicë – PSD, Malishevë – Nisma, Klinë – PDK, Shtime – LVV, Kaçanik – LVV, Hani i Elezit – LVV, Vitit – LDK”, ka thënë Mehmetaj.