Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas reshjeve që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar.
Megjithatë, IHMK-ja bën të ditur se java do të nis me depërtimin e masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.
Tutje, Instituti ka bërë thirrje që ngasësit të kenë kujdes të shtuar për shkak të ngricave.
Të hënën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -11 deri në -8, ndërkaq maksimalet -5 deri në -1.
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me temperatura minimale -12 deri në -7 ndërkaq maksimalet -2 deri në 2 gradë celsius.
Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -2 ndërkaq maksimalet 1-5 gradë celsius.
Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë -5 deri në -1 ndërkaq maksimalet 3-7 gradë celsius.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimal do të shkojnë në -5, maksimalet në 7 gradë celsius.